Shpallen listat përfundimtare, ja kandidatët që hyjnë në testimin e infermierëve

Publikuar tek: aktualitet, më 16:17 30-03-2018 Shpallen listat përfundimtare, ja kandidatët që hyjnë në testimin e infermierëve Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Pas një procesi transparent të të gjithë hapave për testimin e infermierëve, Ministria e Shëndetësisë shpalli sot listat përfundimtare të kandidatëve që do të hyjnë në testimin e infermierëve.


Pas verifikimit të ankesave, sipas afateve të paracaktuara, u shpallën listat përfundimtare për infermierë, teknikë imazherie dhe fizioterapistë, të cilët do të konkurojnë në 4 qarqe.
Testimi i parë do të zhvillohet të shtunën datë 31 Mars për qarkun e Tiranës, në orën 14.00 në fakultetin e Mjekësisë në Tiranë.
Në Shkodër, testimi do të zhvillohet më datë 3 Prill, në orën 14:00 në ambjentet e Universitetit Luigj Gurakuqi për kandidatët e qarqeve Shkodër, Dibër, Lezhë, Kukës, Durrës.
Në Elbasan, testimi do të zhvillohet më datë 4 Prill, në orën 14:00 në ambjentet e Universitetit Aleksandër Xhuvani për kandidatët e qarqeve Elbasan, Korcë, Berat.
Në Vlorë, testimi do të zhvillohet më datë 5 Prill, në orën 14:00 në ambjentet e Universitetit Ismail Qemali për kandidatët e qarqeve Vlorë, Fier, Gjirakastër.
Listat e plota e kandidatëve që hyjnë në testim, sipas qarqeve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Video-Momenti kur studentët e Shkencave të Natyrës shpalosin banderolën për pedagogun: Boll na zhvatët MR. 700 €
Në burg për kokainën e Xibrakës, Ermal Hoxha bën veprimin e papritur »
Article Logic
Execution time: 0.011770963668823
array(1) { ["section"]=> string(86) "shpallen-listat-perfundimtare-ja-kandidatet-qe-hyjne-ne-testimin-e-infermiereve-115091" }