Shpallet i pafajshëm, 'gjyqtari i seksit' Guximtar Boçi kërkon rikthimin në detyrë

Publikuar tek: aktualitet, më 16:58 13-01-2019 Shpallet i pafajshëm, 'gjyqtari i seksit' Guximtar Boçi kërkon rikthimin në detyrë Guximtar Boçi dhe Rudina I.

Dy vjet pas shkarkimit, ish-kryegjyqtari i Gjirokastrës Guximtar Boçi ka kërkuar rikthimin në detyrën e mëparshme.

Boçi e ka bërë këtë kërkesë pasi u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit të Vlorës në muajin shtator të vitit 2018.

Kujtojmë se Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi unanimisht për shkarkimin e kryegjyqtarit në tetor të vitit 2016, pasi emisioni investigativ 'Stop' publikoi një natë një videoskandal, ku Boçi kërkonte favore seksuale në këmbim të drejtësisë.

Qytetarja Rudina I. denoncoi publikisht ish-kryegjyqtarin me anë të një audiopërgjimi nga bisedat, kur ajo i kishte kërkuar ndihmë për një gjyq për çështje pronësie me ish-burrin dhe ish-vjehrrën, por Boçi i kishte kërkuar marrëdhënie intime.

Qytetarja pretendonte se Boçi e kishte puthur në zyrë dhe i kishte kërkuar disa herë që të kryenin marrëdhënie seksuale, në mënyrë që qytetarja të fitonte çështjen gjyqësore.

Pasi gruaja humbi gjyqin, denoncoi Boçin, ndërkohë që ky i fundit u akuzua për disa vepra penale, mes të cilave eedhe korrupsion pasiv.

Por me marrjen e pafajësisë, ish-kryegjyqtari i ka drejtuar KLGJ-së një kërkesë ku kërkon rikthimin në detyrë, ndërkohë që thekson se ekspertiza e Policisë Shkencore e nxori audio-përgjimin si të sajuar me programe kompjuterike edhe pse denoncuesja pretendon se në 50 minuta përgjime janë publikuar vetëm 4 minuta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ushtronin biznes me lojëra fati në Tiranë, procedohen penalisht dy persona (DETAJE)
Banorët e Astirit të pandalshëm, edhe sot në protestë »
Article Logic
Execution time: 0.012428998947144
array(1) { ["section"]=> string(86) "shpallet-i-pafajshem-gjyqtari-i-seksit-guximtar-boci-kerkon-rikthimin-ne-detyre-148620" }