Shpallet në kërkim babai i deputetit të Kuvendit që hyri nga listat e LSI-së, firma e tij nxirrte pllaka dekorative nga mali i Tomorrit (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:54 04-08-2020 Shpallet në kërkim babai i deputetit të Kuvendit që hyri nga listat e LSI-së, firma e tij nxirrte pllaka dekorative nga mali i Tomorrit (EMRI) Deputeti Klajdi Qama

Babai i deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Klajdi Qama është shpallur në kërkim nga policia.

Firma e Selim Qamës nxirrte gurë dekorativë në mënyyrë të paligjshme nga mali i Tomorrit, ndaj policia ka lëshuar urdhër arresti për babanë e deputetit.

Klajdi Qama hyri në Kuvendin e Shqipërisë nga listat e deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Selim Qama është administratot i firmës "Klerajdi", ndërsa në aksionin e policisë ditën e sotme u arrestuan edhe dy persona të tjerë që kryenin aktivitet të paligjshëm në malin e Tomorrit.

Njoftimi: Vijon kontrolli për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme që shkakton dëmtime në malin e Tomorit.

Ushtronte aktivitetin e nxjerrjes së pllakave dekorative edhe pse i kishin pezulluar licencën, kapet dhe vihet në pranga administratori i firmës.

Gjatë kontrollit është vënë në pranga edhe një punonjës i një subjekti tjetër të përpunimit të gurit, ndërsa administratori i këtij subjekti është shpallur në kërkim.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

D. L., 26, vjeç, banues në fshatin Novaj, Skrapar, administrator i një subjekti që i është revokuar licenca e ushtrimit te aktivitetit, me objekt veprimtarie “Grumbullim, përpunim dhe tregtim i gurëve dekorativë”;

S. K., 40 vjeç, banues në Poliçan, punonjës i një subjekti;

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi S. Q., 61 vjeç, banues në Tiranë, administratori i subjektit.

Arrestimi i dy shtetasve dhe shpallja në kërkim e administratorit u bë pasi shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, në bashkëpunim me punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura Berat, në aksin dytësor Novaj–Pronovik, në vendin e quajtur “Qafa e Sqepurit”, kanë konstatuar me  dy mjete, njëri pa  targa, të ngarkuar me pllaka guri dekorative, të nxjerra në Malin e Tomorit, zonë e shpallur “Park Kombëtar", duke dëmtuar habitatin natyror të zonës së mbrojtur.

Dyshohet se këta shtetas materialin e gurit të nxjerrë në mënyrë të paligjshme në këtë zonë e tregtonin duke pasur aktivitetin me status të pezulluar dhe me fatura fiktive.

Materialet iu referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, ‘’Fshehja e të ardhurave’’ dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010272026062012
array(1) { ["section"]=> string(146) "shpallet-ne-kerkim-babai-i-deputetit-te-kuvendit-qe-hyri-nga-listat-e-lsi-se-firma-e-tij-nxirrte-pllaka-dekorative-nga-mali-i-tomorrit-emri-216029" }