Shpallet në kërkim Gilmando Dani, miku ‘i frikshëm’ i Shullazit

Publikuar tek: aktualitet, më 19:17 19-01-2015 Shpallet në kërkim Gilmando Dani, miku ‘i frikshëm’ i Shullazit

Policia ka shpallur në kërkim një emër të njohur për drejtësinë dhe uniformat blu në vendin tonë, 37 vjeçarin Gilmando Dani me akuzën e tentativës së vrasjes, akt kriminal i konsumuar këtë të shtunë.

Personazhi i njohur në kryeqytet, mik i një tjetër emri “VIP’ për policinë si Emiliano Shullazi, u shpall në kërkim pasi ka tentuar të vrasë shtetasin V. Pelivanin, 24 vjeç.

Sipas burimeve pranë uniformave blu, për këtë ngajrje janë arrestuar gjithashtu dhe Orges Dani e Erjon Mihali që pritet të zbardhin edhe më shumë ngjarjen kriminale të fundjavës.

Vetëm një javë më parë Emiliano Shullazi dhe Gilmando Dani( të dy në foto) ishin objekt i një atentati në Qafën e Kasharit ku mbetën të plagosur. Ata morën ndihmën mjekësore në Spitalin e Traumës dhe pasi dhanë dëshmitë në polici, u larguan. Në një tjetër ngjarje atë ditë, mbeti i vrarë në rrugën e Kavajës, Arianit Sterjo, dhe u plagos polici Roland Meta, një sulm që u përfol se ka lidhje me atentatin ndaj Shullazit, por që u hodh poshtë si version nga policia. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sërish dhunë brenda familjes, në pranga një 43 vjeçar në Vlorë
Protesta për naftën, vajza organizatore veshur me mbi 4000 dollarë »
Article Logic
Execution time: 0.011101007461548
array(1) { ["section"]=> string(64) "shpallet-ne-kerkim-gilmando-dani-miku-i-frikshem-i-shullazit-980" }