Shpallet në kërkim “mashtruesi” në Tiranë, rrengu që iu bën kompanive duke u marë 22 automjete

Publikuar tek: aktualitet, më 16:47 24-05-2017 Shpallet në kërkim “mashtruesi” në Tiranë, rrengu që iu bën kompanive duke u marë 22 automjete

Filanlizohet me sukses operacioni “Rent a Car” dhe shpallet në kërkim 43 vjeçari nga Tirana për mashtrim.

Policia ka bërë me dije se 43 vjeçari ka mashtruar disa kompani të cilave iu ka marrë 22 automjete por më pas nuk i ka kthyer më.

 Njoftimi i plocisë:

Tiranë
Finalizohet operacioni "Rent a Car".
Merrte automjete me qera për t'i lënë peng.
Shpallet në kërkim një shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 22 automjete

Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit "Rent a Car", ku u bë shpallja në kërkim e shtetasit:

- A. B., 43 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar tre herë më parë për veprën penale "Mashtrimi".

Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë shtetasi:

- P. C., 41 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me parë për vepra të ndryshme penale.

Duke u nisur nga kallzimi i shtetasit O. Xh., përfaqësues i një kompanie për dhënien e automjeteve me qera, ku shtetasi A. B., kishte marrë 5 automjete me qera dhe nuk i kishte kthyer më ato.

Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik, kanë arritur të dokumentojnë me prova ligjore, se shtetasi A. B., merrte automjete me qera në kompani të ndryshme dhe më pas i shiste ato me çmim më të lirë se ai i tregut në persona të tretë ose i linte në individë të ndryshëm me qëllim marrjen e shumave të ndryshme monetare (peng).

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi P. C., jepte shuma të ndryshme monetare me qëllim përfitimi, ku shtetasve të cilët i kërkonin shumat monetare, për garanci u mbante automjetet apo sende të tjera me vlera të larta monetare.

Në garazh dhe në pjesën e oborrit të banesës së tij, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 22 automjete, ku 3 prej tyre janë automjete të marra me qera nga shtetasi A. B., pranë një shoqërie për dhënie mjetesh me qera.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
7 automjete të markës "Audi"
5 automjete të markës "Mercedes Benz"
2 automjete të markës "Ford"
2 automjete të markës "Volksëagen"
2 automjete të markës "Peugeot"
1 automjet i markës "Land Rover"
1 automjet i markës "BMË"
1 automjet i markës "Fiat"
1 automjet i markës "Porsche"

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « VETTINGU, Ambasada Amerikane mban "peng” jetët e fëmijëve të zyrtarëve të lartë në Shqipëri
Interpoli arreston shqiptarin më të kërkuar në botë »
Article Logic
Execution time: 0.010280132293701
array(1) { ["section"]=> string(97) "shpallet-ne-kerkim-mashtruesi-ne-tirane-rrengu-qe-iu-ben-kompanive-duke-u-mare-22-automjete-79825" }