Shpallet sportisti i vitit për 2017, Kumbaro: E kam kuptuar fizikisht dhe shpirtërisht ditën kur vendosa t’ja besoj...

Publikuar tek: politike, më 15:19 11-01-2018 Shpallet sportisti i vitit për 2017, Kumbaro: E kam kuptuar fizikisht dhe shpirtërisht ditën kur vendosa t’ja besoj...

Federata Shqiptare e Aeronautikës nderoi dje pasdite në një mbrëmje Gala, Xhonatan Islamin sportist i aeronautikës me titullin "Sportisti i Vitit 2017".

Ky aktivitet u zhvillua në ambientet e Ministrisë së Kulturës.

"Unë këtë gjënë pavarsisht se e dija teorikisht e kam kuptuar fizikisht dhe shpirtërisht ditën kur vendosa t’ja besoj Alket Islamit në fluturim dhe në fakt e kuptova që sporti përpara se të jetë çështje force është çështje stili”- u shpreh Kumbaro.

Kampionati i 9-të Botëror i Fluturimit,u realizua për herë të parë në vendin tonë duke fituar kështu të drejtën dhe për organizimin e finales së Kupës së Botës e cila pritet mbahet në qytetin e Korçës.

"Gjithçka është më shumë se një garë, është stil.Sporti dhe Arti kanë shumë të përbashkëta. Qëllimi më i rëndësishëm është arritja e rezultatit më të mirë të mundshëm. Të dyja orientohen nga qëllimi për sukses Artisti dhe sportisti kanë si synim për të fituar Garën, garën skenike, ose garën sportive"- u shpreh ministrja Kumbaro në mes të sportistëve të aeronautikës shqiptare. 

26219695_2030978100448022_824509323553759969_n.jpg

26231843_2030978183781347_6008838511137191991_n.jpg

26731564_2030978420447990_4437697815598810204_n.jpg

26731094_2030977787114720_5870196161144735245_n.jpg

26229937_2030978163781349_3519211791904166394_n.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020427942276001
array(1) { ["section"]=> string(120) "shpallet-sportisti-i-vitit-per-2017-kumbaro-e-kam-kuptuar-fizikisht-dhe-shpirterisht-diten-kur-vendosa-t-ja-besoj-106193" }