Shpat Kasapi dhe Kejsi Tola afër njëri-tjetrit tashmë publikisht (FOTOT)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 10:02 24-02-2017 Shpat Kasapi dhe Kejsi Tola afër njëri-tjetrit tashmë publikisht (FOTOT)

Këngëtari kosovar, Shpat Kasapi dhe bukuroshja Kejsi Tola janë parë së bashku në një lokal nate.

Jo në atë kuptim që mund t’ju shkojë mendja fillimisht... por duke kënduar në një prej bareve të muzikës live në kryeqytet.

Në një foto të publikuar mbrëmë nga klientët e lokalit Shpati, i cili ndodhet në Tiranë me një projekt, atë të spektaklit të përjavshëm “Your face sound familiar” në tv Klan ka preferuar ta shfrytëzojë kohën në maksimum. Ditën angazhohet me provat e spektaklit, ndërsa natën me muzikë live, një punë goxha fitmprurëse, për hir të vërtetës.

Mbrëmja ka qenë dinamike pasi në koncert veç Shpat Kasapit dhe Kejsi Tolës është bashkuar edhe këngëtari Valon Shehu, edhe ky konkurrent në spektaklin e sipërpërmendur, tre zëra që me siguri kanë argëtuar pa masë të pranishmët natën e mbrëmshme. 

valon_shehu.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01817512512207
array(1) { ["section"]=> string(76) "shpat-kasapi-dhe-kejsi-tola-afer-njeri-tjetrit-tashme-publikisht-fotot-69788" }