Shpejtësi, alkool, celularë në timon… Policia rrugore “masakron” shoferët në gjoba, 2600 raste në fundjavë (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:12 03-04-2017

Policia Rrugore në të gjithë vendin vijon punën për parandalimin dhe ndëshkimin e të gjithë shkelësve të Kodit Rrugor me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Në kuadër të masave të marra për rritjen e parametrave të sigurisë në fundjavë  në të gjithë vendin janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 2.628 raste, nga këto:

310 raste për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

456 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.

354  për parakalim të gabuar.

76 për shpejtësi tej normave të lejuara.

33 për mospërdorim të kaskës mbrojtëse

Ndërsa pjesa tjetër për shkelje të ndryshme si: mosrespektimi i semaforit, parkim i gabuar, mungesë dokumentacioni të mjetit etj. Janë pezulluar 59 Leje Drejtimi.

Nga këto:

13  për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

35  për shpejtësi tej normave të lejuara

8  për mosrespektim semafori përsëritës për herë të tretë.

3 për qarkullim në sens të kundërt.

Po gjatë fundjavës  janë arrestuar 16 drejtues mjetesh nga këta:

6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 10  për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kontrolloje makinën tënde, pa radhë! Rezervo online!
Kur “kokat” e shtetit shkelin ligjin me të dyja këmbët, fotoja flagrante nga darka Rama-Meta »
Article Logic
Execution time: 0.011166095733643
array(1) { ["section"]=> string(112) "shpejtesi-alkool-celulare-ne-timon-policia-rrugore-masakron-shoferet-ne-gjoba-2600-raste-ne-fundjave-video-73945" }