Shpend Ahmeti kujton vrasjen e kryearkitektit të Prishtinës Rexhep Luci: Pas 19 vitesh, turp i drejtësisë për mosdënimin e vrasësve

Publikuar tek: rajon, më 20:55 11-09-2019 Shpend Ahmeti kujton vrasjen e kryearkitektit të Prishtinës Rexhep Luci: Pas 19 vitesh, turp i drejtësisë për mosdënimin e vrasësve Kryearkitekti i Prishtines Rexhep Luci

Kryekomunari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka kujtuar ditën e sotme vrasjen e kryearkitektit të Prishtinës Rexhep Luci. 

Kryearkitekti Luci u vra në shtator të vitit 2000 ndërsa dhe sot pas 19 vitesh, vrasësit e tij nuk janë dënuar nga drejtësia.

“Ishte shtatori i vitit 2000 kur në Kosovë u vra kryearkitekti i Prishtinës, Rexhep Luci.

Vrasje e njeriut për ta vrarë qytetin. Vrasjen e planifikimit urbanistik dhe hapësinor. Të rezistencës kundër mafias së ndërtimit. E jo vetëm të Prishtinës.

Nëntëmbëdhjetë vjet më vonë, turpi i organeve të sigurisë dhe të gjyqësisë për mosdënimin e urdhërnësve dhe vrasësve të Rexhep Lucit është edhe turpi ynë shoqëror.

Rexhep Luci ishte dhe mbetet frymëzimi e modeli jonë si qeverisje e Prishtinës për luftë kundër mafias së ndërtimit, për rend e planifikim urban dhe hapësinor.

Atë e nderojmë dhe kujtojmë duke e vazhduar luftën tonë të pakompromis kundër krimit të organizuar, kudo që shtrihet dhe kurdo që shfaqet.

Përgjatë këtyre 19 viteve ka qenë e dukshme mungesa e tij. Zotohem se do ta bëjë të dukshëm kujtimin për të”, shkruan Shpend Ahmeti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070869922637939
array(1) { ["section"]=> string(136) "shpend-ahmeti-kujton-vrasjen-e-kryearkitektit-te-prishtines-rexhep-luci-pas-19-vitesh-turp-i-drejtesise-per-mosdenimin-e-vrasesve-178124" }