Shpenzimet luksoze në hotel, Rudina Hajdari i del në mbrojtje Gjonajt: Po sulmohet një grua politikane me akuza të rëndomta

Publikuar tek: aktualitet, më 19:22 26-08-2019 Shpenzimet luksoze në hotel, Rudina Hajdari i del në mbrojtje Gjonajt: Po sulmohet një grua politikane me akuza të rëndomta Ministrja e Drejtesise Etilda Gjonaj dhe deputetja Rudina Hajdari

Deputetja e pavarur, Rudina Hajdari, edhe pse opozitare, i ka dalur në mbrojtje ministres së Drejtësisë Etilda Gjonajt pas skandalit me faturat luksoze të shpenzuara në hotelet ku kishte qëndruar ministrja.

Me anë të një postimi në rrjetin social tëitter,Hajdari shkruan se Gjonaj po sulmohet se është grua dhe shton se akuzat për të janë të rëndomta.

Deputetja ka shtuar se  akuzat janë kurdisur nga njerëz që nuk kanë tagrin të bëjnë moral dhe thjesht gjejnë alibi dhe hedhin baltë mbi ministren e Drejtësisë.

Postimi i plotë:

Ndonëse Etilda Gjonaj është pjesë e mazhorancës, nuk më duket normale të sulmohet një grua politikane mbi baza të rëndomta, që nuk kanë lidhje me profesionin e saj. Njerëz që kurdisin gjëra kaq banale nuk e kanë as tagrin të bëjnë moral, thjesht gjejnë alibi për të hedhur baltë.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031192064285278
array(1) { ["section"]=> string(128) "shpenzimet-luksoze-ne-hotel-rudina-hajdari-i-del-ne-mbrojtje-gjonajt-po-sulmohet-nje-grua-politikane-me-akuza-te-rendomta-176397" }