Shpërbërja e celulës terroriste iraniane, Artan HOXHA rrëfen detaje tronditëse: Baba Mondi ka marrë kërcënime (KU NDODHEJ DITËN E NOVRUZIT)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:48 23-10-2019 Shpërbërja e celulës terroriste iraniane, Artan HOXHA rrëfen detaje tronditëse: Baba Mondi ka marrë kërcënime (KU NDODHEJ DITËN E NOVRUZIT) Artan Hoxha

Gazetari investigativ Artan Hoxha rrëfen se ndodhej në Kryegjatën Botërore të Bektashizmit ditën kur u arrestuan dy pjesëtarë të celulës terroriste ‘’QUDS’’, të cilët po planifikonin të godisnin në ditën e Sulltan Novruzit një vit më parë.

Në ‘’Report TV’’, Hoxha zbulon se lideri i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve Baba Mondi ka marrë kërcënime si dhe dy personat e ndaluar atë kohë kishin marrë ftesë nga Baba Mondi.

‘’Ngjarja që e ekspozoi më shumë Iranin, ishte festa e Sulltan Nevruzit, kam qenë atë ditë në kryegjyshatën botërore, pasi rrjedh nga zona që e ka atë besim. Garda sapo kishte ardhur, sigurisht policia është prezente sa herë ka aktivitete. Por kishte edhe agjentë të anti-terrorit, gjë që nuk ishte normale, për më tepër që komuniteti bektashinj nuk ka pasur të tilla probleme. Në pritje të vinte presidenti Ilir Meta, njoftohemi që disa civilë, skuadra e anti-terrorit, kanë ndaluar dy persona. Dy personat i kishim parë nuk i kishim kushtuar rëndësi, ata ishin mes dhjetëra kameramanëve, dhe binin në sy se ishin të moshuar, rreth 60 vjeç. Ata ishin me kamera në lëvizje jo të pozicionuar si të tjerët. I morën dhe i larguan. Njoftojnë zyrtarët e kryegjyshatës se ata që kanë ardhur nga Irani me ftesë tuajën, i kanë shoqëruar në polici. Ata kishin shfrytëzuar ftesat e marra nga Kryegjyshata, dhe këtë festë. Në momentet e para nuk u dhanë shumë detaje nga policia, por u tha që po hetoheshin nga anti-terrori dhe se për ta ishin interesuar shërbimet e vendeve partnere. Ata kanë hyrë legalisht në aeroportin e Rinasit, me ftesë. Para se të ndodhte ngjarja, policia ishte njoftuar për disa kërcënime që i ishin bërë kryegjyshit botëror, nga persona të lidhur me Iranin. Dhe të gjitha këto bënë që të nisnin përgjime ambientale dhe me vëzhgim në terren, të mbajnë në vëzhgim një grup të madh personash, derisa mbas 18 muajsh, nga marsi 2018, deri sot, u bënë publike të dhënat me hetimin. Pritej që shërbimet sekrete të Iranit të përdornin të gjitha mundësitë që do i krijoheshin", u shpreh Hoxha.

Ditën e sotme, një celulë terroriste me 4 persona u shpërbë pas një hetimi gati dy-vjeçar. Ata akuzohen se po planifikonin të godisnin në ditën e Sulltan Novruzit në 22 mars 2018 si dhe kishin marrë përsispër disa akte të tjera terroriste në Francë.





Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024590015411377
array(1) { ["section"]=> string(142) "shperberja-e-celules-terroriste-iraniane-artan-hoxha-rrefen-detaje-tronditese-baba-mondi-ka-marre-kercenime-ku-ndodhej-diten-e-novruzit-183203" }