Shpërblim për vit të ri? Beqajt ‘nuk i del e keqja me pensionistët’: S’është koha të hapim orekse

Publikuar tek: politike, më 20:36 30-10-2020 Shpërblim për vit të ri? Beqajt ‘nuk i del e keqja me pensionistët’: S’është koha të hapim orekse Ilir Beqaj

Deputeti Ilir Beqaj ka çuditur sërish me deklaratën që ka bërë sot në Report tv, në lidhje me shpërblimet për pensionistët për vitin e ri.

I pyetur nëse do të ketë shpërblim për vitin e ri për pensionistët, ai tha se nuk është momenti që tu hapet "oreksi" atyre në një moment të vështirë.

"Nuk e kam si informacion. Të gjithë duhet të jemi më të rezervuar me kërkesat tona. Të gjithë kanë të drejtë për të jetuar më mirë por besoj se situata e pandemisë duhetë të na bëjë pak më të përgjegjshëm dhe të vetëdijshëm se beteja me pandeminë është ndërkombëtare. Pasi të dalim nga kjo betejë mund  të kërkojmë më shumë. Nuk është e lehtë të garantosh pensionet aktuale. Ju si media nuk duhet të nxisni orekse më shumë se sa ka takat Shqipëria. Nuk është momenti që të hapim orekse" - tha Beqaj.

Kujtojmë që Beqaj është kritikuar edhe më herët për deklaratën që bëri kur tha se “pensionistëve duhet t’i ulen pensionet”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Do zgjedhim kë të trajtojmë të parët’, reagon PD: Rama mbron korrupsionin! ISHP vonon tamponët dhe nuk ndjek zinxhirin e infektimeve
META SHPËRTHEN ndaj RAMËS në studio: Ai QEN BIR QENI, KËLYSH BLLOKU që po provokon popullin tonë ta dijë se ka të bëjë me një President nga Skrapari »
Article Logic
Execution time: 0.011063098907471
array(1) { ["section"]=> string(100) "shperblim-per-vit-te-ri-beqajt-nuk-i-del-e-keqja-me-pensionistet-s-eshte-koha-te-hapim-orekse-225842" }