Shpërdoruan detyrën, KLSH padit 5 punonjës të hipotekës në Pogradec

Publikuar tek: aktualitet, më 12:49 08-04-2015 Shpërdoruan detyrën, KLSH padit 5 punonjës të hipotekës në Pogradec

Kontrolli i Lartë i Shtetit padit 5 punonjës të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive në Pogradec. Tre ish-regjistrues F.P, K.SH. dhe A.Z si dhe 2 specialistët D.M dhe SH.T, jurist dhe hartograf. Sipas KLSH-së, ata kanë shpërdoruar detyrën. Për ta është sugjeruar edhe pezullimi nga detyra.

Shkeljet nga auditimi i KLSH-së janë verifikuar në Pogradec, komunën Udenisht, komunën Buçimas, komunën Proptisht si dhe në fshatrat Udenisht, Gështenjas, Gurras, Pretushë, Slabinjë, Grabovicë dhe Lin.

“Në 9 raste, është kryer regjistrimi i pasurive të fituara me leje legalizimi, ku secila praktikë e legalizuar rezulton të jetë fituar nëpërmjet kontratës së shitjes me rezervë të pronës. Me kryerjen e këtij regjistrimi ZVRPP Pogradec ka regjistruar pasuri, për të cilat vetë akti i shitjes me rezervë të pronës përmban kufizime të tagrave dhe të drejtave të pronarit të pasurisë së paluajtshme.”, deklaron KLSH. Po kështu, një shkelje tjetër është verifikuar regjistrim prone me mangësi të theksuara në dokumentacionin tekniko-ligjor.

Në Komunën Udenisht specialistët e Hipotekës, kanë kryer regjistrim në afërsi të liqenit të një toke dhe ndërtese sipas listës së trojeve në fshat, ndërkohë që në një rast tjetër janë regjistruar rreth 2 mijë metër katrorë dhe ndërtesëm, kur ligji I jepte familjes arë dhe jo sipërfaqen e regjistruar.

“Si rrjedhojë ZVRPP Pogradec, ka tjetërsuar në mënyrë të kundraligjshme pronën shtetërore në favor të subjekteve private.”, thotë KLSH. Po kështu shkeljet janë edhe për regjistrimin e 22348 m2 tokë në Buçimas, pa dokumente të rregullta si dhe regjstrime në 6 raste në Proptisht.

“Në 17 raste, për sipërfaqen totale prej 127,207 m2 tokë bujqësore, është lejuar që të kryen veprime e transaksione mbi pasuritë, pa u kryer verifikimi i titujve të pronësisë të pasurive nga Komisioni i Verifikimit dhe Vlerësimit të Titujve të Pronësisë dhe gjithashtu janë lëshuar certifikata pronësie jo sipas dokumentit të AMTP por sipas gjendjes faktike në terren. Si rrjedhojë, ZVRPP Pogradec ka tjetërsuar në mënyrë të kundraligjshme pronën shtetërore në favor të subjekteve private, e cila aktualisht rezulton me gjendje juridike të tjetërsuar.”, thuhet në raportin për shkeljet të KLSH-së.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama: Së shpejti, operacion në sektorin e naftës. “Bankers” do dëmshpërblejë 100%, askush nuk do të zhvatë naftën
Të rinjtë marrin nën kontroll qarkullimin rrugor, “lënë pa punë” punonjësit e policisë »
Article Logic
Execution time: 0.012841939926147
array(1) { ["section"]=> string(71) "shperdoruan-detyren-klsh-padit-5-punonjes-te-hipotekes-ne-pogradec-8145" }