Shpërdoruan detyrën, procedohen penalisht 2 zyrtarët e Bashkisë Gjirokastër (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:47 17-01-2018 Shpërdoruan detyrën, procedohen penalisht 2 zyrtarët e Bashkisë Gjirokastër (EMRAT)

Si pasojë e çarjes së tokës në Gjirokastër, një objekt 2-katësh është dëmtuar dhe një pallat me 5 kate rrezikon të shembet. Sakaq, dy  zyrtarë të Bashkisë në Gjirokastër janë proceduar penalisht nga Prokuroria për shpërdorim detyre.

Vullnet Tola, përgjegjës në Inspektoriatin Ndërtimor Urbanistik Vendor si dhe Aleksandër Pesha me detyrë inxhinier pranë bashkisë akuzohen nga Prokuroria se kanë shpërdoruar detyrën duke mosmbikqyrur punimet e objektit 2-katësh, vetëm disa metra larg pallatit 5-katësh ku më herët u dha alarmi për rrezik shembjeje. 

Raporti gjeologjik i bërë publik disa ditë më parë theksonte se banorët duhet të largohen menjëherë për shkak të rrezikshmërisë në pallatin 5-katësh. 20 familje që jetojnë në këtë pallat refuzuan të shpërnguleshin në konvikt sikurse u sugjeroi kryebashkiakja Zamira Rami.

E kontaktuar nga newsbomb.al, dhe e pyetur se ç’po ndodh me familjet e këtij pallati dhe se si do t’i jepet zgjidhje problemit, kryebashkiakja e Gjirokastrës tha se është ende në pritje të raportit Gjeologjik, që Bashkia nuk e ka marrë ende në duar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Krimet e Rënda çelin proçesin gjyqësor për ‘kokën’ e organizatës kriminale, shqiptarin që drejtonte tregun e heroinës në Francë
Grabitja e bankës në Tiranë, zbardhet dëshmia e policit privat: Ç’më tha autori kur më kapi në befasi »
Article Logic
Execution time: 0.0098781585693359
array(1) { ["section"]=> string(87) "shperdoruan-detyren-procedohen-penalisht-2-zyrtaret-e-bashkise-gjirokaster-emrat-106897" }