Operator i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë bilancin e punës javore të kryer në bashkëpunim me Policinë.Edhe gjatë kësaj jave , në të gjithë vendin kanë vepruar çdo ditë 85 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE. Janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici - OSHEE në 4.332 raste .Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 30 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 32 autorë.
Nga këta, janë arrestuar në flagrancë 8 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike. Janë shpallur në kërkim 10 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 14 persona.
Gjithashtu janë ndërprerë 987 lidhje të abonentëve debitorë dhe 30 lidhje të paligjshme. Janë kontrolluar 84 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.
Gjatë kësaj jave janë arrestuar në flagrancë një elektriçist dhe një përgjegjës filiali i Oshee-së, si dhe është proceduar në gjendje të lirë drejtori rajonal i filialit të Oshee-së, për “Shpërdorim detyre”.
.