Turma e protestuesve përpara Drejtorisë së Policisë Tiranë, ka nisur të shpërndahet.
Bashkë me ta janë larguar edhe deputetët e opozitës të cilët meqë është dhe kohë dreke, ia kanë shtruar nëpër restorante. Pas drekës, deputetët do mbledhen sërish, raporton newsbomb.al
Kështu zyrtarë të PD bëjnë me dije se në orën 17:30 të pasdites së sotme, ata do mbledhen sërish para Drejtorisë së Policisë Tiranë. Aktualisht, 23 protestues të Rrugës së Kombit janë ndaluar dhe gjenden në dhomat e paraburgimit në komisariatet e Tiranës.
Pritet me interes çfarë zhvillimesh do sjellë pasditje dhe në do mund të lirohen protestuesit. Mbrëmë deputetë të opozitës u përplasën me policinë dhe mësynë në ambientet e brendshme të Drejtorisë.