Shpërndahet Parlamenti i Maqedonisë së Veriut, vendoset data e zgjedhjeve të parakohshme

Publikuar tek: rajon, më 18:53 16-02-2020 Shpërndahet Parlamenti i Maqedonisë së Veriut, vendoset data e zgjedhjeve të parakohshme Parlamenti i Maqedonise se Veriut

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut është shpërndarë ditën e sotme, ndërsa është caktuar edhe data e zgjedhjeve të parakoshme, të cilat do të mbahen në 12 prill.

Kuvendi votoi pro shpërndarjes së Parlamentit me 108 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Zgjedhjet do të organizohen nga qeveria teknike, e cila do të jetë me mandat 100 ditor.

Ish kryeministri Zoran Zaev i kishte paralajmëruar zgjedhjet e parakoshme që në ditën kur Bashkimi Europian refuzoi hapjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut.

Kujtojmë se Maqedonia mbajti referendum për ndryshimin e emrit në Maqedonia e Veriut duke premtuar qytetarëve të vet se me ndryshimin e emrit, do vinte anëtarësimi në BE, gjë që në fakt nuk ka ndodhur.

Kjo u quajt një padrejtësi nga Zaev, e cili ka deklaruar se do të kandidojë përsëri për postin e kryeministrit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090060234069824
array(1) { ["section"]=> string(94) "shperndahet-parlamenti-i-maqedonise-se-veriut-vendoset-data-e-zgjedhjeve-te-parakohshme-195409" }