Pas përfundimit të hetimeve, Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim 6 persona që dyshohet se shpërndanin diploma false të shkollës së mesme, kundrejt shumave të ndryshme.
Të akuzuarit janë Afete Koka dhe Gramoz Shehu, ish-punonjës pranë Universitetit Jopublik “Kristal” në Tiranë, Arbër Pelo, mësues në Fier, Aleksia Troka, sekretare në gjimnazin publik në Fier, Andrea Haxha, drejtor i një gjimnazi publik në Fier dhe Belita Zeqiri.
Sipas hetimeve të Prokurorisë, këta persona bashkëpunonin me njëri-tjetrin dhe kishin krijuar një grup që siguronte diploma gjimnazi false kundrejt shumave të ndryshme.
Sipas skemës, 3 prej personave nga Tirana, kontaktonin me personat në Fier të cilët i pajisnin klientët me diploma që vërtetonin mbarimin e shkollës së mesme me qëllim që më pas të regjistroheshin në universitetin privat.