Shpërndanin drogë, kapen në shtëpitë e tyre shqiptari dhe lituanezi (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:05 02-11-2019 Shpërndanin drogë, kapen në shtëpitë e tyre shqiptari dhe lituanezi (DETAJE) Foto ilustruese

Policia e Kaprit arrestoi dje një 19-vjeçar lituanez dhe një 23-vjeçar shqiptar teksa posedonin dhe shpërdanin lëndë narkotike.

Arrestimi i të dyve u krye pasi agjentët e terrenit vunë re lëvizje të çuditshme në një apartament. Fillimisht, ata hynë në banesën e të riut lituanez, i cili po kryente paketimin e lëndëve narkotike. Atij iu sekuestruan 935 gramë marijuanë, 23 gramë hashash dhe 1600 €.

Më pas, agjentët e anti-drogës hynë në shtëpinë e shqiptarit, të cilit i kapën 870 gramë hashash.

Sot të dy të ndaluarit u përballën me akuzat në gjykatë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022511959075928
array(1) { ["section"]=> string(80) "shperndanin-droge-kapen-ne-shtepite-e-tyre-shqiptari-dhe-lituanezi-detaje-184489" }