Shpërndanin drogë në lokal, gjykata jep MASËN E SIGURISË për çiftin e biznesmenëve shqiptarë dhe punëtorin në Itali (EMRAT)

Publikuar tek: bota, më 10:49 26-06-2018 Shpërndanin drogë në lokal, gjykata jep MASËN E SIGURISË për çiftin e biznesmenëve shqiptarë dhe punëtorin në Itali (EMRAT) Lokali i sekuestruar

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë personal për 3 shqiptarët e arrestuar gjatë fundjavës në komunat italiane Bordighera dhe Vallecrosia.

Sipas mediave italiane: Ylber Luca, Adelina Laci, Mario Shaba, janë arrestuar si pjesë e një grupi trafiku kokaine.

Gjykata vlerësoi dje se arrestimi i shqiptarëve ishte i ligjshëm: -Ylber Luca, pronari i barit “Tre stelle” në sheshin Valgoi (Bordighera). – Bashkëshortja e tij Adelina Laci, që drejtonte restorantin “Cinquantasei” në rrugën “Libertà” (Bordighera). – Mario Shaba, i punësuar në lokalin “Giro pizza” në Vallecrosia.

Gjykata vendosi të dërgojë në burg dy burrat, ndërsa gruaja është lënë nën masën e arrestit shtëpiak, duke vlerësuar se duhej të kujdesej për fëmijët. Raportohet se bizneset “Tre stelle” dhe “Cinquantasei” janë vendosur nën sekuestro. Shpërndarja e kokainës në këto lokale, gjeneronin nga 2-3 mijë euro në ditë, sipas hetimeve.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013241052627563
array(1) { ["section"]=> string(127) "shperndanin-droge-ne-lokal-gjykata-jep-masen-e-sigurise-per-ciftin-e-biznesmeneve-shqiptare-dhe-punetorin-ne-itali-emrat-125773" }