Shpërndanin kokainë me makinë, arrestohen babë e bir në Durrës

Publikuar tek: aktualitet, më 12:34 18-02-2020 Shpërndanin kokainë me makinë, arrestohen babë e bir në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrance dy persona, babë e bir, që shpërndanin droga të forta në doza të vogla.

Mësohet se I. Ç., 57 vjeç dhe B. Ç., 29 vjeç i janë sekuestruar 2 automjete të tipit 'Benz Ml' dhe ‘Volkswagen’, të cilat përdoreshin në funksion të aktivitetit, 2 peshore elektronike, 1 krehër automatiku me 17 fishekë, radio policie, 2 palë targa, si dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ dhe ‘Mbajtja pa leje e municioneve luftarake’.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Arrestohen në flagrancë babë e bir.

Sekuestrohen lëndë narkotike e dyshuar kokainë, peshore elektronike, municion luftarak, radio policie, 2 palë targa dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe pas hetimit njëmujor me metoda proaktive, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

I. Ç., 57 vjeç dhe B. Ç., 29 vjeç (babë e bir), banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë, gjatë operacionit, kanë kapur në flagrancë shtetasin B. Ç, në lagjen Nr. 1, Durrës dhe në cilësinë e provës materiale kanë sekuestruar disa doza me kokainë.

Pas kontrollit në banesën e shtetasit I. Ç. u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 automjete të tipit "Benz Ml" dhe "Volksëagen", të cilat përdoreshin në funksion të aktivitetit, 2 peshore elektronike, 1 krehër automatiku me 17 fishekë, radio policie, 2 palë targa, si dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Mbajtja pa leje e municioneve luftarake".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088491439819336
array(1) { ["section"]=> string(68) "shperndanin-kokaine-me-makine-arrestohen-babe-e-bir-ne-durres-195608" }