Gjashtë persona, mes të cilëve 2 shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane nën akuzën për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, kryesisht kokainë.
Mes të arrestuarve ishin 53-vjeçari Indit Kadrimi dhe gruaja e tij Barbara Longo.
Droga kontrollohej nga 53-vjeçari shqiptar Saba Sula, një punëtor ndërtimi ditën, i cili përdorte një kazan boje të zbrazur në garazhin e tij si vend fshehjeje.
Të arrestuarit e tjerë janë 41 vjeçari Adil Essalemi dhe Enrico Pasquale, 49 vjeç. Gjykata urdhëroi arrestimin e tyre pasi kishin krijuar një rrjet të vërtetë të shpërndarjes së drogës.