Shpërndante drogë në doza të vogla, arrestohet i riu durrsak

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:05 17-08-2019 Shpërndante drogë në doza të vogla, arrestohet i riu durrsak

Policia e Durrësit ka arrestuar një person në shtëpinë e tij, pasi kishte bërë gati 50 doza marijuanë për t'i shitur.

29 vjeçari me iniciale ‘F.B’ është  banues në Durrës është kapur në flagrancë .

Të riut i janë sekuestruar edhe një peshore elektronike, që sipas policisë dyshohet se peshonte drogën që shiste.

Njoftimi i policisë:

Durrës
Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike, e ndarë në doza gati për shitje

Finalizohet operacioni i koduar “Prita”, vihet në pranga një shtetas

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Prita”, ku u arrestua në flagrancë shtetasi F.B., 29 vjeç, banues në Durrës.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kishin siguruar informacione në rrugë operative, se ai shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• rreth 50 doza lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë;
• një peshore elektronike.

Materialet i kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027437925338745
array(1) { ["section"]=> string(66) "shperndante-droge-ne-doza-te-vogla-arrestohet-i-riu-durrsak-175586" }