Shpërndante drogë në Tiranë, arrestohet 52 vjeçari

Publikuar tek: aktualitet, më 11:55 20-08-2019 Shpërndante drogë në Tiranë, arrestohet 52 vjeçari Ilustruese

Policia e Tiranës ka arrestuar një 52 vjeçar, i akuzuar për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Blutë bëjnë me dije se shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në Tiranë, gjatë patrullimit në territor, kanë marrë informacion se një shtetas posedonte lëndë narkotike dhe merrej me shpërndarjen në doza të vogla.

Bazuar në informacionin e siguruar, Specialistët për Hetimin e Krimit në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme, në rrugën “Sulejman Delvina”, kanë identifikuar autorin e dyshuar, shtetasin A.V., 52 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 257 gr. lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.V.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0079169273376465
array(1) { ["section"]=> string(56) "shperndante-droge-ne-tirane-arrestohet-52-vjecari-175857" }