Një 32-vjeçar është arrestuar sot në Tiranë pasi është kapur në flagrancë teksa shpërndante heroinë tek gjimnazi ‘Partizani’.
Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Xhevdet Gursi, 32 vjeç.
Mësohet se pas arrestimit Gursit i janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 8 doza heroinë.