Shpërndante kanabis, arrestohet 32-vjeçari me pistoletë dhe armë gjahu në Memaliaj

Publikuar tek: aktualitet, më 10:27 19-02-2020 Shpërndante kanabis, arrestohet 32-vjeçari me pistoletë dhe armë gjahu në Memaliaj

Policia e Memaliaj ka arrestuar arrestuar një 32 vjeçar, pasi mbante armë pa leje.

Mësohet se shtetasi A. Ç shpërndante kanabis me doza të vogla.

Sakaq, policia i ka sekuestruar 2 armë zjarri, një pushkë sportive dhe 20 doza me kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprat penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’, ‘Armëmbajtja pa leje’ dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive’.

NJOFTIMI I POLICISË:

Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së drogave në doza të vogla.

Arrestohen në flagrancë 1 shtetas.

Sekuestrohen 2 armë zjarri, një pushkë sportive dhe 20 doza me lëndë narkotike, e dyshuar cannabis sativa.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë dhe Stacionin e Policisë Memaliaj bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Ç., 32 vjeç, banues në fshatin Krahës 1, Bashkia Memaliaj.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi: 1 armë zjarri pistoletë "Zastava", 1 armë gjahu teke, një pushkë sportive (të cilat i mbante pa leje), municion luftarak dhe 20 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Armëmbajtja pa leje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0085079669952393
array(1) { ["section"]=> string(88) "shperndante-kanabis-arrestohet-32-vjecari-me-pistolete-dhe-arme-gjahu-ne-memaliaj-195723" }