Shpërndante kanabis nëpër Tiranë, arrestohet 24 vjeçari (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:58 25-11-2020 Shpërndante kanabis nëpër Tiranë, arrestohet 24 vjeçari (DETAJE)

Një 24 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi O. N., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik dhe të mjedisit përreth ku ky shtetas u konstatua, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 41 doza me lëndë narkotike kanabis, gati për shitje, si dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

Me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikeve dhe kryente të njëjtën veprimtari kriminale, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari.

Sekuestrohen doza me lëndë narkotike kanabis dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave në doza të vogla, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore se në Laprakë, një shtetas shpërndante lëndë narkotike, u godit një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin:

  • O. N., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik dhe të mjedisit përreth ku ky shtetas u konstatua, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 41 doza me lëndë narkotike kanabis, gati për shitje, si dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasit O. N., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E infektuar prej 13 ditësh, Anila Denaj shërohet nga koronavirusi
Pllakos zia në Universitetin e Tiranës, Covid-19 i merr jetën pedagoges Kozeta Noti »
Article Logic
Execution time: 0.011296033859253
array(1) { ["section"]=> string(68) "shperndante-kanabis-neper-tirane-arrestohet-24-vjecari-detaje-229069" }