Shpërndante kanabis pranë shkollave dhe qendrave të internetit, arrestohet vlonjati

Publikuar tek: aktualitet, më 17:34 09-10-2019 Shpërndante kanabis pranë shkollave dhe qendrave të internetit, arrestohet vlonjati

Policia e Vlorës ka finalizuar antidrogë 'PlayStation'.

Mësohet se është arrestuar një person dhe një tjetër është proceduar penalisht, pasi janë kapur duke shpërndarë lëndë narkotike në qytet.

Pas kontrollit personal dhe kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit M. V., 41 vjeç , Policia ka gjetur 56 doza me lëndë narkotike të dyshuara kanabis.

Gjithashtu, në distancë të afërt, shërbimet kapën dhe shtetasin R. Xh, 23 vjeç, ku pas kontrollit personal iu gjet një dozë kanabisi, e cila dyshohet të jetë shitur nga shtetasi M. V.

Njoftimi i Policisë:

Shpërndante lëndë narkotike në qytet, vihet në pranga nga policia autori kryesor dhe procedohet penalisht një tjetër.

Sekuestrohen 56 doza me lëndë narkotike kanabis sativa.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve pranë Policisë së Vlorës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas shpërndante lëndë narkotike në qytet, kryesisht në afërsi të shkollave dhe qendrave të internetit, menjëherë organizoi punën me qëllim kapjen e tij.

Në bazë të këtij operacioni, falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, në një nga rrugicat e lagjes "Partizani" u bë kapja në flagrancë e shtetasit M. V., 41 vjeç, banues në këtë lagje.

Pas kontrollit personal dhe kontrollit të ushtruar në banesën e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 56 doza me lëndë narkotike të dyshuara kanabis.

Gjithashtu, në distancë të afërt, shërbimet kapën dhe shtetasin R. Xh, 23 vjeç, ku pas kontrollit personal iu gjet një dozë kanabisi, e cila dyshohet të jetë shitur nga shtetasi M. V. Ky shtetas u procedua penalisht në gjendje të lirë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024571895599365
array(1) { ["section"]=> string(89) "shperndante-kanabis-prane-shkollave-dhe-qendrave-te-internetit-arrestohet-vlonjati-181407" }