Shpërndante kokainë në disa zona të Tiranës, prangonet “spaçatori” 40 vjeçar (EMRI - Çfarë iu gjet në makinë)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:31 22-01-2021 Shpërndante kokainë në disa zona të Tiranës, prangonet “spaçatori” 40 vjeçar (EMRI - Çfarë iu gjet në makinë) Pamje nga Policia

Rigert Sinani, 40 vjeç, është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi shpërndante kokainë në doza të vogla në disa zona të kryeqytetit.

Sipas Policisë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, pas një pune hetimore disajavore u bë e mundur goditja dhe dokumentimi ligjor i kësaj veprimtarisë kriminale.

Gjatë operacionit policor të koduar “Lapraka”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve kapën në rrugën “Allman Dervishi “ dhe më pas arrestuan në flagrancë shtetasin R. S., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte, u gjetën 63 doza lëndë narkotike kokainë, një shumë lekësh që dyshohen se janë të përfituara nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes së lëndës narkotike dhe katër aparate celular, të cilët janë sekuestruan në cilësinë e provave materiale bashkë me automjetin.  

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Forcat e xhenios nisen me urgjencë nga Tirana, bëjnë shpërthimin e kontrolluar të një predhe në Klos, rrezikonte të... (FOTO)
Përplasjet e dhunshme dje në Elbasan, para derbit Partizani-Tirana, arrestohen 2 tifozët ‘problematikë’, 14 të tjerë në hetim (EMRAT-VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.011494159698486
array(1) { ["section"]=> string(109) "shperndante-kokaine-ne-disa-zona-te-tiranes-prangonet-spacatori-40-vjecar-emri-cfare-iu-gjet-ne-makine-235943" }