Shpërndarja e Kuvendit, reagon Thaçi: Shumë shpejt do të marr një vendim

Publikuar tek: rajon, më 14:41 22-08-2019 Shpërndarja e Kuvendit, reagon Thaçi: Shumë shpejt do të marr një vendim

Presidentit i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas shpërndarjes së Kuvendit.

Thaçi ka deklaruar se shpërndarja e sotme e Kuvendit përshpejton hapat për organizimin e zgjedhjeve.

“Shpërndarja e sotme e Parlamentit të Republikës së Kosovës, përshpejton hapat e organizmit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës dhe në mungesë të gatishmërisë së partive politike parlamentare për të krijuar një qeveri të re”, deklaron Thaçi.

Thaçi është shprehur se në bazë të kompetencave kushtetuese shumë shpejt do të marrë vendim për shpalljen e zgjedhjeve.

“Brenda kompetencave të mia kushtetuese, ligjore dhe në përputhje të plotë me vendimin e sotëm të Kuvendit, së shpejti do të marr vendim për dekretimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Kreu i shtetit ka thënë se këto zgjedhje duhet të jenë demokratike.

“Këto zgjedhje duhet të jenë mirë të organizuara, profesionale, për të siguruar një proces fer, demokratik, që mundëson një monitorim të plotë të organizatave ndërkombëtare dhe atyre vendore”, ka thënë Thaçi.

Kujtojmë se deputetët e Kuvendit të Kosovës me  89 vota pro, 1 kundër dhe 2 abstenime, shpërndarjen e Kuvendit, ndërsa 105 deputetë ishin të pranishëm në sallë.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025527000427246
array(1) { ["section"]=> string(77) "shperndarja-e-kuvendit-reagon-thaci-shume-shpejt-do-te-marr-nje-vendim-176029" }