Shpërndarja e parlamentit, ja datat kur mund të mbahen zgjedhjet e parakohshme në Kosovë 

Publikuar tek: rajon, më 18:40 22-08-2019 Shpërndarja e parlamentit, ja datat kur mund të mbahen zgjedhjet e parakohshme në Kosovë  Parlamenti i Republikes se Kosoves

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë shpërndarë sot legjislaturën e gjashtë, duke i hapur rrugë zgjedhjeve të reja të parakohshme.

Përflitet se fundi i muajit shtator apo fillimi i tetorit, saktësisht datat 29 shtator dhe 6 tetor, do të jenë dy datat më të mundshme për organizimin e zgjedhjeve të reja.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar sot se do të fillojë procedurat për dekretimin e zgjedhjeve të parakohshme.

'Brenda kompetencave të mia kushtetuese, ligjore dhe në përputhje të plotë me vendimin e sotëm të Kuvendit, së shpejti do të marr vendim për dekretimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës', ka deklaruar presidenti Thaçi.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës parashikon që në rast të shpërndarjes së Kuvendit, zgjedhjet e reja mbahen jo më vonë se dyzet e pesë ditë pas shpërndarjes.

Zgjedhjet e parakohshme vijnë si rezultat i dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit pas ftesës që ky i fundit kishte marrë nga Gjykata Speciale dhe pas problemeve serioze që kishin lindur brenda partnerëve të koalicionit rreth vendimit për taksën 100% kundër produkteve serbe.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020848989486694
array(1) { ["section"]=> string(94) "shperndarja-e-parlamentit-ja-datat-kur-mund-te-mbahen-zgjedhjet-e-parakohshme-ne-kosove-176043" }