Shpërthejnë dy super-vullkanë, mijëra banorë në panik evakuuohen me shpejtësi

Publikuar tek: bota, më 19:41 19-01-2016 Shpërthejnë dy super-vullkanë, mijëra banorë në panik evakuuohen me shpejtësi

Express.co.uk

Dy nga vullkanët më të mëdhenj në botë, edhe pse janë mijëra kilometra larg njëri-tjetrit, kanë shpërthyer në të njëjtën ditë duke ngjallur frikë për lëvizje të mëdha sizmike apo edhe cunami.

Më shumë se 1,000 persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre pranë malit Egon, në Kupang të Indonezisë, një nga pjesët me më shumë vullkane në botë, ndërsa disa momente më pas ka shpërthyer edhe vullkani Zhupanovsky, në pjesën lindore të Rusisë.

Dy super-vullkanët, edhe pse janë shumë larg njëri-tjetrit, ata ndodhen mbi të njëjtën pllakë tektonike. Banorët janë evakuuar edhe në Rusi ku si pasojë e resë së madhe nga hiri i vullkanit janë ndërprerë edhe dhjetëra fluturime.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ish-Sekretari i NATO-s, George Robertson: Kam zbuluar se kam prejardhje shqiptare
Presidenti i BE, Tusk: Vetëm dy muaj kohë të shpëtohet Shengeni »
Article Logic
Execution time: 0.011574983596802
array(1) { ["section"]=> string(82) "shperthejne-dy-super-vullkane-mijera-banore-ne-panik-evakuuohen-me-shpejtesi-30430" }