Shpërthen aktori ndaj kolegëve të “Fiks Fare”: Të përdorur, s’fitohet popullaritet duke i futur llapën shokut

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:41 06-09-2016 Shpërthen aktori ndaj kolegëve të “Fiks Fare”: Të përdorur, s’fitohet popullaritet duke i futur llapën shokut

Dy aktorët tanimë moderatorë të emisionit investigativ “Fiks fare” mbrëmë i kanë befasuar të gjithë kur janë puthur në buzë “live”. Devis Muka dhe dhe Dorian Ramaliu u puthën duke marrë vëmendjen e të gjithëve në rrjetet sociale e duke ngjallur mjaft reagim. Aktori i humorit Julian Deda thotë se ata janë përdorur ndërsa i këshillon miqësisht mos të lejojnë askënd ta bëjnë një gjë të tillë.

REAGIMI I PLOTË I JULIAN DEDËS:

Dy çuna qe puthen ne buze vetem per tu bere te famshem, vetem per te fituar pak audience per nje emision televiziv, mund ti quash ose te perdorur deri ne fyerje ose mediatikisht te mjere. Nuk fitohet popullariteti duke i futur llapen shokut, me besoni per kete. Ai fitohet me seriozitet dhe mbi te gjitha me shume, shume djerse te derdhur ne pune.

Ju lutem shume o çuna, mos lejoni askend, as drejtoret, as pronaret qe t'ju perdorin ne kete menyre. Eshte gjynah, qe njerezit qe kane lekun te mendojne per aktoret se jane ca budallej, me te cilet mund te besh gjithçka vetem per pak audience. Mos ja lejoni vetes nje gje te tille, nuk eshte nevoja. Publiku ju do me shume nese i dilni perpara me personalitet dhe pa hile. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.062216997146606
array(1) { ["section"]=> string(111) "shperthen-aktori-ndaj-kolegeve-te-fiks-fare-te-perdorur-s-fitohet-popullaritet-duke-i-futur-llapen-shokut-52036" }