Analisti i njohur në Kosovë Blerim Latifi, përfshihet në debatin lidhur me realizimin e dy shtatoreve të Skënderbeut dhe Adem Jasharit, që u vendosën ditën e djeshme në Prizren.
Latifi kritokon si shumë të tjerë mënyrën e realizimit të këtyre shtatoreve, dhe thotë se autori nuk e njeh anatominë e trupit të njeriut.
“Sepse pushtetet qesharake, edhe shtatoret i bëjnë qesharake. Dhe qeveritarët e pakultivuar me shije artistike, e inkurajojnë kiçin, bërllogun artistik, sepse kiçi është estetika e tyre, siç thotë Kundera tek "Lehtësia e padurueshme e qenies", thotë ndër të tjera ai.
Reagim i plotë:
Gjenitë e artit figurativ, si Leondardo Da Vinçi dhe Mikelangjelo Buonarroti, kishin kaluar vite në spitale duke studiuar anatominë e trupit njerëzor, sepse nuk mund të bësh skulptura nëse nuk e njeh këtë anatomi.Tek ne, edhe pas 500 viteve nga koha e tyre, njerëzit bëjnë shtatore pa e njohur anatominë njerëzore dhe i mbushin sheshet e qyteteve me to. Dhe e tërë kjo përkrahet nga qeveritarë të pakultivuar estetikisht dhe artistikisht.Shtatoret artistikisht të shëmtuara të heronjëve tanë në sheshet e Kosovës janë pasqyra e këtyre qeveritarëve, e jo e karakterit dhe personalitetit të këtyre heronjëve. Sepse pushtetet qesharake, edhe shtatoret i bëjnë qesharake. Dhe qeveritarët e pakultivuar me shije artistike, e inkurajojnë kiçin, bërllogun artistik, sepse kiçi është estetika e tyre, siç thotë Kundera tek "Lehtësia e padurueshme e qenies".