Shpërthen anija cisternë në Rusi, tre persona të zhdukur

Publikuar tek: bota, më 20:55 24-10-2020 Shpërthen anija cisternë në Rusi, tre persona të zhdukur Anija cisternë

Një cisternë ruse e naftës që udhëtonte nga ngushtica Kerch në portin e Rostov-on-Don, ka shpërthyer dhe për pasojë tre persona janë zhdukur. Lajmi u konfirmua nga Shërbimi Rus i Transportit Detar.

Sipas Agjencisë Federale të Transportit Detar, Gjenerali Hazi Aslanov deklaroi se anija nuk kishte naftë dhe shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga mbetjet e gazit toksik.

Ministria e Situatave të Emergjencës njoftoi se është duke u zhvilluar një operacion shpëtimi. Ata thanë gjithashtu se në zonë janë dërguar tre anije për të ndihmuar në këtë çështje.

Në bord ishin 13 persona, gjashtë prej të cilëve shpëtuan ndërsa tre të tjerë nuk dihet se ku janë.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « KRYEVEPRA BOTËRORE në Dubai, ky është SHATËRVANI më i madh në botë (VIDEO)
Zvicra merr vendimin drastik, nëse ka shtim të numrit të pacientëve në spitale nuk do të pranohen personat mbi 85 vjeç »
Article Logic
Execution time: 0.01347804069519
array(1) { ["section"]=> string(62) "shperthen-anija-cisterne-ne-rusi-tre-persona-te-zhdukur-225038" }