Shpërthen Arjan Çani: Ne jemi nevojtorja ku Europa do zbrazë emigrantët

Publikuar tek: barometri, më 08:19 22-06-2018 Shpërthen Arjan Çani: Ne jemi nevojtorja ku Europa do zbrazë emigrantët

Debati për ngritjen ose jo të kampeve të emigrantëve në vendin tonë ka shkaktuar revoltën e gazetarit Arjan Çani.

Në emisionin “Studio e Hapur”, Çani ka bërë një krahasim banal duke thënë se Shqipëria është nevojtorja ku Europa do shkarkojë emigrantët.

“Shqipëria është një pikë vogël uji. Ne kemi qenë një rrugë kailimi një rrugë trafiku. Ne jemi një vend trafikantësh. Ne kemi eksportuar trafikun jashtë nuk dimë ndonjë gjë më të mirë për të transportuar. Ne jemi nevojtore e Europës, ku do t’i çojë Europa. Se Europa do një hale të zbrazet”, tha Çani.

Ndërkaq ish-ministri Manjani tha se nëse refugjatët vijnë “qeveria do marrë lekë dhe këto para do i paguajë populli shqiptar”.

Lidhur me deklaratën e Majkos, Manjani tha se e mbështet dhe se meriton respekt.

“Unë e kam mbështetur deklaratën e Majkos dhe ai pohim meriton respekt. E konsideroj qëndrim të përgjegjshëm të një qeveritari që meriton respekt. Shpresoj që vendimi i Majkos të jetë dominues”, u shpreh Manjani.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027470111846924
array(1) { ["section"]=> string(77) "shperthen-arjan-cani-ne-jemi-nevojtorja-ku-europa-do-zbraze-emigrantet-125311" }