Shpërthen bankomati, hedh në ajër hajdutin që i vuri bombën, vdes 24-vjeçari (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 21:23 03-06-2020 Shpërthen bankomati, hedh në ajër hajdutin që i vuri bombën, vdes 24-vjeçari (VIDEO) Momenti i shpërthimit

E padëgjuar më parë. Një grabitës ka humbur jetën, pas një shpërthimi të një bankomati në Filadelfia.

Policët besojnë se ai ishte pjesë e një rrjeti të kordinuar, që sulmuan 30 makineri bankomati në të gjithë qytetin, në vetëm dy ditë. Policia thotë se 24-vjeçari vdiq në orët e para të mëngjesit të së martës, disa orë pasi vuri eksplozif në bankomat dhe aksidentalisht shpërtheu kur ai ishte aty.

policiausa.jpg

Ai po përpiqej që ta hapte makinerinë me eksploziv, ndërkohë që eksplozivi i ra në tokë dhe shpërtheu, duke i shkaktuar plagë të rënda në trup, djegie të shkallës së tretë. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mbijetoi dot.

Policia tha se momenti i shpërthimit është filmuar live dhe se nuk mundi ta shkatërrojë bankomatin. Emri i viktimës ende nuk është bërë publik.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092520713806152
array(1) { ["section"]=> string(62) "shperthen-bankomati-vdes-hajduti-qe-i-vuri-bomben-video-208963" }