Shpërthen BOMBA jashtë Kishës, plagoset polici në Greqi

Publikuar tek: bota, më 11:07 27-12-2018 Shpërthen BOMBA jashtë Kishës, plagoset polici në Greqi

Një shpërthim i fuqishëm me bombë është regjistruar në orën 7:10 të mëngjesit të sotëm në lagjen Kolonaki të Athinës.

Mediat greke bëjnë me dije se shpërthimi ndodhi në një kuti metalike të lënë në trotuar jashtë kishës së Agios Dionisios në Skoufa.

Polici mbërriti në vendngjarje  dhe nisi kontrollin e kutisë së metalit që dyshohet se kishte një mekanizëm orësh.

Kutia shpërtheu duke i shkaktuar lëndime të lehta në duar dhe fytyrë efektivit të policisë.

Policia ka bllokuar zonën ku ndodhi ngjarja dhe po heton për zbardhjen e plotë të rastit.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072519779205322
array(1) { ["section"]=> string(61) "shperthen-bomba-jashte-kishes-plagoset-polici-ne-greqi-146681" }