Një bombulë gazi ka shpërthyer para disa minutash në zonën e Alliasit.
Mësohet se bombula e gazit ka shpërthyer në banesë ku gjendeshin dy të moshuar.
Pas shpërthimit banesa është përfshirë nga flakët
Policia së bashku me zjarrëfikëset kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e dy të moshuarve dhe dërgimin e tyre në Spital.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion Paraprak
Rreth orës 13:09 në Allias, në një banesë private ka shpërthyer një bombul gazi dhe për pasojë banesa është përfshirë nga flakët.
Policia së bashku me shërbimin e zjarrfikses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë mundur të nxjerrin dy të moshuar shtetasit B. H.,80 vjeç dhe N. H.,77 vjeçe që banonin në banesë, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore .
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.