Shpërthen bombula në shtëpinë dykatëshe në Pogradec, plagoset pronari, niset me urgjencë në spital

Publikuar tek: aktualitet, më 07:54 05-08-2020 Shpërthen bombula në shtëpinë dykatëshe në Pogradec, plagoset pronari, niset me urgjencë në spital Ilustruese

Një bombul gazi ka shpërthyer në një shtëpi dykatëshe në Pogradec.

I plagosur ka mbetur pronari i shtëpisë. Ai është nisur menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Sapo i zoti i shtëpisë është munduar të ndezë diçka në kuzhinë, ambienti ka qenë i mbushur nga gazi, i cili më pas ka provokuar edhe flakët.

Aktualisht nuk dihet gjendja e tij shëndetësore, nëse është e rëndë apo nëse është lënduar lehtë.

Bashkëshortja e tij fatmirësisht nuk është plagosur pasi ndodhej në katin e dytë të ndërtesës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011569976806641
array(1) { ["section"]=> string(103) "shperthen-bombula-ne-shtepine-dykateshe-ne-pogradec-plagoset-pronari-niset-me-urgjence-ne-spital-216118" }