Shpërthen bruceloza te kafshët, 3 barinj dhe 30 bagëti të infektuara, ferma në karantinë

Publikuar tek: aktualitet, më 15:43 02-11-2015 Shpërthen bruceloza te kafshët, 3 barinj dhe 30 bagëti të infektuara, ferma në karantinë

Rreth 30 bagëti dhe 3 barinj janë infektuar me sëmundjen e brucelozës të shfaqur në një ferma me bagëti të imëta në Cërrik.

Shefi i shërbimit veterinary, Fatmir Ozuni ka thënë se këtë vit janë vaksinuar vetëm 60 mijë bagëti të imëta nga 350 mijë në total. Ndërsa ferma me bagëtitë e imëta është futur në karantinë, barinjtë po trajtohen në spital.

Bruceloza është një sëmundje që shkaktohet nga mikroorganizma të gjinisë “Brucella” dhe që transmetohen te njeriu me rrugë direkte ose indirekte. Pra bruceloza humane është e lidhur ngushtësisht me infeksionin në kafshë. Speciet kryesore të kësaj gjinie janë “brucella melitensis” (kjo njihet mjaft mirë në gjuhën e popullit), të cilën e kanë si bartës dhentë dhe dhitë, “Brucella Bovis” që e kanë si bartës gjedhët dhe “Brucella suis” që kanë si bartës derrat.

Brucellat janë mjaft rezistente në mjedisin e jashtëm. Në qumështin e ftohtë mund të jetojnë me javë, kurse në gjalpin dhe djathin e njomë jetojnë për 1-2 muaj. Lëndët dezinfektuese veprojnë mjaft mirë mbi brucellat. Kjo është një sëmundje e kudondodhur në të gjithë botën, sidomos në pellgun e detit Mesdhe, në Afrikë, Lindjen e Mesme, Azi dhe Amerikë. Në Shqipëri, si në të gjitha vendet e Mesdheut, sëmundja ka ekzistuar gjithmonë, në të gjitha kohërat. Tek kafshët Bruceloza ka prekje gjenitale, gjë që shpjegon dhe manifestimin kryesor të saj që janë dështimet e kafshëve.

Burim infeksioni shërbejnë kafshët shtëpiake, bagëtitë e imëta, gjedhët, derrat. Karakteristike për kafshët është ndjeshmëria e madhe e tyre në periudhën e barrës. Prandaj infeksioni në këtë periudhë shkakton dështime në këto kafshë. Placenta dhe embrioni gjatë abortit përmban shumë brucela. Kafshët e sëmura eliminojnë brucela me rrugë gjenitale, me qumësht, me urinë etj. Edhe në rastet kur kafsha duket e shëndoshë mund të eliminojë brucela. Pra infeksioni përhapet në drejtimin nga kafsha e sëmurë për te njeriu i shëndoshë, kurse nga njeriu te njeriu infeksioni pothuajse nuk përhapet.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Efektivet femra shoqëruan studentet femra”, policia përgënjeshtron dhunën dhe jep versionin zyrtar të ngjarjes
Ndalimi i studentëve, reagon Rektorati: Izolimi i tyre i papranueshëm »
Article Logic
Execution time: 0.012099027633667
array(1) { ["section"]=> string(92) "shperthen-bruceloza-te-kafshet-3-barinj-dhe-30-bageti-te-infektuara-ferma-ne-karantine-24504" }