Shpërthen Covid-19 në Institucionet arsimore, infektimi i 7 mësueve mbyll shkollën në Korçë, raste dhe në Elbasan

Publikuar tek: aktualitet, më 19:40 27-10-2020 Shpërthen Covid-19 në Institucionet arsimore, infektimi i 7 mësueve mbyll shkollën në Korçë, raste dhe në Elbasan Foto Ilustruese

Shtatë mësues të shkollës ‘Sotir Gurra’ në Korçë kanë rezultuar pozitiv në testin e Covid-19.  

Kjo ka detyruar drejtuesit që të mbyllin dyert e shkollës, të paktën deri në njoftim të dytë. Me daljen e rezultateve pozitive të mësuesve është njoftuar se ditën e nesërme nuk do të zhvillohet mësim.

Raste pozitive në radhët e mësuesve janë regjistruar edhe në Elbasan. I infektuar rezulton një mësues në gjimnazin Kuqan dhe një mësues në shkollën 9-vjeçare “Jorgji Dilo”.

Në total, numri i mësuesve që janë aktivë në këtë qark shkon në 21. Në 24 orët e fundit, në Elbasan u konfirmuan 10 raste me koronavirus, ndërsa raste aktive janë 380.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Koronavirusi futet në Bashkinë e Vlorës, infektohen dy punonjës në këtë institucion
Video ekskluzive/ Euronews Albania siguron pamje brenda kampit Al-Hol nga ku u evakuuan pesë shqiptarët »
Article Logic
Execution time: 0.013266801834106
array(1) { ["section"]=> string(118) "shperthen-covid-19-ne-institucionet-arsimore-infektimi-i-7-mesueve-mbyll-shkollen-ne-korce-raste-dhe-ne-elbasan-225409" }