‘Shpërthen’ COVID-i në gjimnazin e Elbasanit, infektohen 3 mësues, 18 të tjerëve u merret tamponi

Publikuar tek: aktualitet, më 20:59 17-10-2020 ‘Shpërthen’ COVID-i në gjimnazin e Elbasanit, infektohen 3 mësues, 18 të tjerëve u merret tamponi Gjimnazi Haxhi Qehaj

Në gjimnazin “Haxhi Qehaj” të Elbasanit 3 mësues kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Mësuesit janë futur në karantinë, ndërsa mësohet se tamponët u janë marrë edhe 18 kolegëve të tyre.

Ndërkohë mësimi nuk është ndërprerë, pasi mësuesit janë zëvendësuar, ndërkohë që Elbasani ka 265 raste aktive me COVID-19.

Ditët e fundit janë rritur ndjeshëm shifrat e infektimeve në vendin tonë, teksa në 24 orët e fundit u regjistruan 273 raste të reja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011835098266602
array(1) { ["section"]=> string(100) "shperthen-covid-i-ne-gjimnazin-e-elbasanit-infektohen-3-mesues-18-te-tjereve-u-merret-tamponi-224152" }