Deputeti i PD Luçiano Boçi ka reaguar në lidhje me projektin për Teatrin Kombëtar e shprehet se Rama me Kumbaron këtë katastrofë historiko-kukturore mundohen ta paraqesin sikur duan të bëjnë një teatër “përrallor” të rrethuar me “mrekulli” kullash.
Boçi shprehet se opinionin e artistët i helmojnë me “mollën” e bukur të propagandës e të një projekti plagjiaturë. Sipas deputetit pastrimi i parave të pista (PPP) nuk po kursen këtu as historinë, as teatrin e as artistët e se gjithçka është fitim e biznes, të tjerat janë fjalë përrallash.
“Teatrin po e varrosin aq lehtësisht sikur vërtet kjo të ndodhte brenda një përralle dhe po e fusin brenda një qivuri të xhamtë. Ndërsa opinionin e artistët i helmojnë me atë “mollën” e bukur të propagandës e të një projekti plagjiaturë. E vërteta është se Pastrimi i Parave të Pista (PPP) nuk po kursen këtu as historinë, as Teatrin e as artistët. Gjithçka është fitim e biznes i qëruar. Të tjerat janë fjalë përrallash.”, shprehet deputeti
Kujtojmë se një ditë më parë Ministria e Kulturës i pezulloi punimet për projekligjin për artin dhe kulturën.
Reagimi i Boçit.
Borëbardha” e shtatë gjigandët
Ka përralla të bukura që “shiten” si të vërteta , por ka dhe të vërteta të hidhura që “shiten” si përralla.Ka Borëbardhë me shtatë xhuxha, por na paska dhe Teatër me shtatë gjigandë (kulla).Rama me Kumbaron këtë katastrofë historiko-kukturore mundohen ta paraqesin sikur duan të bëjnë një Teatër “përrallor” të rrethuar me “mrekulli” kullash.
Edhe tërheqja e përkohshme nga ndryshimet për ligjin për artin, janë pjesë e skenarit të përrallës që fsheh të vërtetën.
Teatrin po e varrosin aq lehtësisht sikur vërtet kjo të ndodhte brenda një përralle dhe po e fusin brenda një qivuri të xhamtë.
Ndërsa opinionin e artistët i helmojnë me atë “mollën” e bukur të propagandës e të një projekti plagjiaturë.E vërteta është se Pastrimi i Parave të Pista (PPP) nuk po kursen këtu as historinë, as Teatrin e as artistët.Gjithcka është fitim e biznes i qëruar. Të tjerat janë fjalë përrallash.Teatrit i grabiten 3.000 m2 truall.Artistëve u grabitet shpirti dhe pasioni.
Vendit i grabitet historia dhe kultura.
Ai që fiton milionat një është një:
Plaka e Borëbardhës alias Rama i mollës....