‘Shpërthen’ deputeti i PD, u përvishet edhe të vetëve: O ju ‘kokat e mëdha’ mos na bëni për të vjellë

Publikuar tek: politike, më 08:44 20-01-2018 ‘Shpërthen’ deputeti i PD, u përvishet edhe të vetëve: O ju ‘kokat e mëdha’ mos na bëni për të vjellë

“Shpërthen” ashpët deputeti i PD, Myslim Murrizi pas përfshirjes dhe pjesëmarrjes në shumicën e komisioneve parlamentare të disa deputetëve, përfshirë këtu edhe ata të djathtë.

Përmes një statusi në facebook, Murrizi shkruan se deputetët janë bërë si personazhi i filmit ku Kiu merr pjesë në çdo event.

E ka fjalën për deputetët që marrin pjesë në komisionet e ligjeve, reformës në drejtësisë, zgjedhore, të rregullores së kuvendit etj.

STATUSI I PLOTË

Disa deputet nga te gjitha palet na jane bere si KIU FIU.

Ne komision te ligjeve, ne komision te vetingut, ne komision te reformes ne drejtesi, ne komision te reformes zgjedhore, ne komisionin AD HOC per KLP, ne komision te KLGJ , ne komisionin e rregullores se kuvendit, ne komisionin e kodit te etikes dhe veshjes, ne komision te sfilates etj

Mire eshte ti caktojne edhe tek komisioni i ndarjes se tokave, se me duket se ndajne “ drejte” per VETEN.

Po kur bejne si “ baballare” te DREJTESISE!!!!!!!

Po kur ju eshte mbushur mendja qe i dine te gjitha, dhe ato qe dine keta “ lidera” nuk i di askush tjeter!!!!

Mire qe genjejne veten, por ju kane mbushur mendjen dhe shefave te tyre, se pa keta, askush nuk mer dot fryme.

Jane ngritur ne kembe pas vitit 2005, e te thone qe kemi nje jete qe meremi me keto pune.

Mu kujtua FILMI, ku KIU dergohej per çdo kurs qe i vinte nderrmarrjes.

Kiu per firzamonik, Kiu per violine, Kiu per dajre, Kiu per GERRNETE.

Ndaj kemi ligjin me te keq dhe me hipokrit ZGJEDHOR, se keta sivllezerit e KIUT nuk i voton njeri as per KRYEPLAK, dhe thone lart e poshte qe nuk e ndryshojme LIGJIN, se ne nuk dalim dot DEPUTET.

Ndaj sa miratohet nje ligj, pa kaluar vitin behen amendamente per ta ndryshuar, sepse homologer e KIUT, i shkruajne dhe i votojne ligjet sipas urdherit, jo siç duhet.

O ju “kokat e medha” qe edhe FAKULTETIN e keni mbaruar neper TRAGETE, mos na beni per te VJELLE, duke menduar se mashtroni shefat, mund te mashtroni çdo njeri.

Edhe shefat ju duan se jeni manikin dhe shume perdorimsh, e nuk e keni ne fjalor fjalen JO, por edhe ata e dine mire sesa VLENI ne FAKT.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010171890258789
array(1) { ["section"]=> string(102) "shperthen-deputeti-i-pd-u-pervishet-edhe-te-veteve-o-ju-kokat-e-medha-mos-na-beni-per-te-vjelle-107241" }