Shpërthen deputeti: Rilindja shkatërroi Gjirokastrën...Barbarizëm dhe injorancë (REAGIMI I PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:28 11-03-2018 Shpërthen deputeti: Rilindja shkatërroi Gjirokastrën...Barbarizëm dhe injorancë (REAGIMI I PLOTË)

Deputeti demokrat Tritan Shehu e quan krim historik vendimin e qeverisë për mbylljen e arkivës në Gjirokastër. Shehu e ciëson këtë si një anti reformë.

“Minimalisht kete duhet ta quajme “Anti reforme”! Por është shumë më tepër, është një “krim”, që godet identitetin, krenarinë, interesat, zhvillimin e atij Qarku e qyteti, simbol i vlerave tona kombëtare e europiane”, ka shkruar Shehu.

REAGIMI I PLOTË: 

Sipas Rilindasve largimi i Arkives nga Gjirokastra qenka “Reforme”!?

Kjo eshte pergjigja qe me vjen nga Rilindja mbasi une e konsiderova kete veprim te pa precedente si nje “Krim Historik”.
Mos valle kjo ben pjese ne “Reformen”e filluar te boshatisjes, cpopullimit, varferimit, braktisjes etj, te Qarkut te Gjirokastres!?
Minimalisht kete duhet ta quajme “Anti reforme”!


Por eshte shume me teper, eshte nje “krim”, qe godet identitetin, krenarine, interesat, zhvillimin e atij Qarku e Qyteti, simbol i vlerave tona kombetare e europiane.
Ne fakt eshte nje “krim”prej barbaresh, qe edhe pushtuesit me te eger nuk guxuan ta bejne.
Nuk guxuan ta bejne edhe Osmanllijte gjate pushtimit te tyre te gjate e te erret.


Ndersa Rilindja e beri....duke ja kaluar edhe te gjithe atyre hordhive, qe megjithese ne histori e pushtuan Gjirokastren, Permetin, Libohoven, Tepelenen etj, megjithese dogjen e vrane, kerkuan te crrenjosin identitetin tone, por ate Arkive nuk e preken.


Dhe ky Qark i sotem, simbol i identitetit tone si shqiptare e europiane, inkubator patriotizmit, i gjuhes shqipe e kultures sone, tashme privohet nga arkiva e tij ku gjenden te shkruara e te dokumentura shume nga perpjekjet shekullore.
Veprim i qellimshem antikombetar ky, detyrim ne sherbim te dikujt tjeter, korrupsion, barbarizem e injorance, apo te gjitha keto se bashku??

Foto nga arkiva në Gjirokastër:

29027160_2092779660959021_2125557346032680960_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rebelohet analisti: Basha nuk di tabelën e shumzimit, një tufë profesorësh e dëgjonin si bëhet EKONOMIA
Artur ZHEJI i thotë të gjitha për RAMËN: Flinte në DIVAN, kishte të dashur GJERMANE, pëlqente HALLVË (INTERVISTA PA DORASHKA) »
Article Logic
Execution time: 0.012106895446777
array(1) { ["section"]=> string(99) "shperthen-deputeti-rilindja-shkaterroi-gjirokastren-barbarizem-dhe-injorance-reagimi-i-plote-112898" }