Shpërthen Eduard Selami: Këta bëhen bashkë për punët e këqija, korrupsioni dhe droga ishin aty. Duhet të jepnin llogari për shkeljet e rënda

Publikuar tek: barometri, më 07:39 25-04-2018 Shpërthen Eduard Selami: Këta bëhen bashkë për punët e këqija, korrupsioni dhe droga ishin aty. Duhet të jepnin llogari për shkeljet e rënda

Ish-kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Eduard Selami lëshon akuza të forta në drejtim të politikanëve të lartë shqiptarë.

Selami, gjatë fjalës së tij në Forumin e UET, thotë se korrupsioni dhe droga kanë ekzistuar edhe gjatë qeverisjeve të mëparshme, por sipas tij, e keqja më e madhe e Shqipërisë është se politikanët “bëhen bashkë për punë të këqija”.

Duke iu drejtuar audiencës Selami thotë se “ata që keni lart” duhet të jepnin llogari përpara gjykatës për shkelje të rënda që kanë bërë.

Selami shprehet se edhe asi, si pjesa e madhe e elitës shqiptare që i ktheu kurrizin këtyre problemeve, ka gabimet e tij.

Pjesë nga fjala e Selamit:

Aty ishte droga, edhe ata që kanë qenë para këtë punë kanë bërë, edhe korrupsioni. Dhe më e keqja për Shqipërinë është se këta janë bashkë për punët e këqija. Edhe reforma në drejtësi ishte qëndrimi i Europës se këta nuk e duan. Pjesa më e madhe e këtyre që keni lart duhet të jenë në gjykatë të japin llogari për abuzime serioze, shkelje serioze. Këta nuk janë në gjykatë se këta gjykata janë vetë. Por po vjen kjo ditë, jo si hakmarrje por si shpresë. Dhe t’i hapet rrugë njerëzve të talentuar. Kështu bëhet shteti.

Këtu kemi gabuar, edhe unë mbaj pjesën time të përgjegjësisë, Elita i ktheu kurrizin. Unë e pashë edhe te demokratët, kuptohet edhe unë kam ato të metat e mija, distanca dhe ikja, por edhe unë kam jetën time. Por investimi tjetër që e kam kthyer dhe jam me dy atdhe. Unë shkoj në SHBA kam jetën time bizneset e mija, unë aty reflektoj, frymëzohem.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.04414701461792
array(1) { ["section"]=> string(144) "shperthen-eduard-selami-keta-behen-bashke-per-punet-e-keqija-korrupsioni-dhe-droga-ishin-aty-duhet-te-jepnin-llogari-per-shkeljet-e-renda-118202" }