Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në një bankomat të një prej bankave të nivelit të dytë në Urën Vajgurore.
Mësohet se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:00 pas mesante.
Nga shpërthimi nuk ka të lënduar por autorët kanë grabitur paratë që ndodheshin në bankomat.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjen dhe arrestimin e autorëve. Grupi hetimor po merr gjurmët e gishtave, ndërsa po shqyrtohen edhe kamerat e sigurisë.