Shpërthen Erdogan: Izraeli shtet terrorist që vret fëmijë. Nuk e lëshojmë Jeruzalemin

Publikuar tek: bota, më 23:10 10-12-2017 Shpërthen Erdogan: Izraeli shtet terrorist që vret fëmijë. Nuk e lëshojmë Jeruzalemin

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan e ka quajtur Izraelin shtet “terrorist” dhe që “vret fëmijë” gjatë një fjalimi këtë të dielë teksa kritikoi presidentin amerikan Donald Trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet.

“Jeruzalemi është molla e syrit tonë, nuk do ta braktisim atë te një shtet që vret fëmijë, nuk do ta braktisim atë te një shtet okupator", tha Erdogan në një fjalim në qytetin turk Sivas.

“Ne do të vazhdojmë luftën tonë brenda ligjit dhe demokracisë, në Stamboll do të mbledhim vendet islamike, udhëheqësit dhe krerët e shteteve. “Rruga jonë do të tregojë se nuk do të jetë e lehtë për ta që të realizojnë planet e tyre”, tha Erdogan. Ai tha gjithashtu se njohja e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit nga Donald Trump është “e pavlefshme”. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026533842086792
array(1) { ["section"]=> string(90) "shperthen-erdogan-izraeli-shtet-terrorist-qe-vret-femije-nuk-e-leshojme-jeruzalemin-102619" }