Shpërthen Fast-Foodi në Tiranë, nuk ka të lënduar

Publikuar tek: aktualitet, më 08:27 25-02-2015 Shpërthen Fast-Foodi në Tiranë, nuk ka të lënduar

Shpërthen një Fast-Food në kryeqytet, por fatmirësisht nuk ka viktima. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Saukut dhe dyqani i ushqimit të shpejtë është në pronësi të Arjan Boçit. Shpërthimi është realizuar me 150 gramë tritol të vendosur jashtë Fast-Foodit. Nga shpërthimi ka patur vetëm dëme material.

Ekspertët kanë sekuestruar kamerat e sigurisë për të parë më shumë se kush ka qenë personi dhe në çfarë kohe është vendosur eksplozivi.

Pista kryesore e policisë deri në këto moment është se shpërthimi ka ndodhur për shkak të konkurencës, por njëkohësisht efektivët po punojnë për të gjetur më shumë të dhëna rreth autorëve apo porositësve.

Ngjarjet me eksploziv janë bërë të shpeshta në kryeqytet, që pas shpërthimit në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri dhe shpërthimit të banesës së ish-shefit të Komisariatit Nr.3 në Tiranë Alfred Nomani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Drejtoresha në foto me Ramën, Alushi: Është bërë për 8 mars, komentet të neveritshme
Frendo: S’kam thënë se Zhiti është mysliman, i kërkoj falje »
Article Logic
Execution time: 0.011274099349976
array(1) { ["section"]=> string(53) "shperthen-fast-foodi-ne-tirane-nuk-ka-te-lenduar-4365" }